Rreth 28 mijë minimaturantë iu “përveshën” provimit të parë të detyrueshëm, atij të Gjuhës Shqipe. Për 2 orë e 30 minuta, ata plotësuan testin që u zhvillua në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore. Efekt

Prindërit të emocionuar i prisnin jashtë dyerve për të dëgjuar përvojën e fëmijëve të tyre. Nxënësit e klasave të 9-ta e cilësuan provimin jo të vështirë.

“Ishte i lehtë,  nuk ishte e vështirë jo, ishin ato që kishim bërë, modelet që kishim ndjekur”, u shprehën disa prej nxënësve.

 Minimaturantët do të kthehen në salla më 25 qershor për provimin e Matematikës, ndërsa më 30 qershor do të përballen me testin e Gjuhës së Huaj. Për nxënësit e pakicave kombëtare do të ketë edhe një provim tjetër, ai në Gjuhën Amtare më 20 qershor. Ndërsa, sipas dëshirës, do të zhvillojnë edhe gjuhën e huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.